Qudira nga BoTa: Ja si vidhet celulari për 1 sekondë (video)

Monday, October 29, 2012

--
Ja si vidhet celulari për 1 sekondë (video)

                         Vjedhja e celularëve bëhet shumë shpesh në transportin publik. Madje edhe kur e mbani në dorë është e mundshme t’ua vjedhin, e kjo dëshmohet edhe përmes kësaj video e incizuar në Budapest të Hungarisë.
Një udhëtar e ka vërejtur një hajn që po e vëzhgonte një udhëtare derisa ajo  po e përdorte telefonin e saj gjatë udhëtimit me metro në Budapest. 

Hajni për disa momente vëzhgon situatën përreth dhe e shikon udhëtaren e cila po e mbante celularin në duar.

Ai gjen momentin e duhur për t’ia rrëmbyer udhëtares telefonin nga duart dhe për të ikur pastaj.

Raportohet se falë videos së incizuar, Policia ka arritur ta arrestojë këtë hajn celularësh. Qudira Nga Bota2

Ngjarjen e plotë mund ta shikoni në videon e mëposhtme.