Javës që kaloi, publikuam lajmin që Festim Arifi (Lyrical Son) është ndarë nga e fejuara dhe po shijon pushimet me miqtë e tij, ndërsa këtë javë ne jemi informuar më mirë rreth këngëtarit i cili, siç thuhet, ka filluar një lidhje të re dashurie me një tjetër bukuroshe. Vajza e cila i ka vjedhur zemrën Lyrical Son-it duke e bërë për vete atë, quhet Gresa Krasniqi dhe është nga Prishtina. Lidhja e tyre ka pak kohë që është zbuluar, ndërsa në twitter Gresa kishte shkruar në një postim të saj se është jashtë në kafe me të dashurin! Nuk dihet nëse kjo lidhje e tyre do të zgjasë shumë, pasi reperi i njohur shpesh nëpër intervistat e tij ka bërë të ditur se nuk e lë profesionin e tij për dashurinë. Por Gresa ia ka vjedhur tërësisht zemrën, pasi Festimi në profilin e tij në facebook mban shumë foto të saj.
Tuesday, August 21, 2012
Lyrical Son prezanton te dashuren e re