Ai i cili para disa ditësh u vlerësuar si hero, pasi që arriti t’ia shpëtoi jetën një vajze 3-vjeçare që po mbytej në pishinë, vet ka vdekur në spital, pas disa ditësh në gjendje kome.
Disa ditë më parë, në Texas të SHBA-ve, 4-vjeçari Xander Vento vërejti një vajzë 3-vjeçare që po mbytej në pishinë dhe menjëherë kërceu për ta shpëtuar. Ai arriti t’ia shpëtojë jetën asaj duke ia mbajtur kokën mbi ujë, por nga lodhja e tepërt u fundos në ujë pa ndjenja.
Heroi i vogël ra në komë pak kohë pasi u nxor nga pishina. Që nga ajo ditë nuk dha asnjë shenjë se mund të ktheje në jetë. Prindërit e tij morën vendimin më të rëndë në jetë duke kërkuar nga mjekët që djalin e tyre ta heqin nga aparatet mjekësore që e mbanin në jetë artificialisht.
Ky lajm ka pikëlluar tërë botën, pasi që djaloshi guximtar nuk jeton më.
Prindërit e heroit kanë lëshuar një deklaratë për media shumë të dhimbshme.
”Kemi marrë një vendim shumë të rëndë që të dashurin tonë Xanderin ta heqim nga aparatura mjekësore. I falënderojmë nga zemra të gjithë ata që janë lutur për të dhe familjen tonë. Ne shpresojmë se jeta e djalit tonë do të shërbejë si inspirim. Ai ishte një engjëll në pishinë i cili i sakrifikua për të shpëtuar tjetrin. Edhe më tutje do ta bëjë këtë sepse organet e tij trupore do të jepen donacion. Kemi qenë të bekuar që kemi pasur një djalë të tillë i cili për të gjithë ne mund të jetë shembull”, thuhet në deklaratën e prindërve të heroit të vogël, XanderVento./S.Shkodra/