Saturday, October 20, 2012

Aka dashuri pas tradhtise

Përvojat flasin që tradhtia është njëra ndër gjërat më të dhembshme të cilat mund të ndodhin në një lidhje dashurie. Mjafton të ndodhë vetëm njëherë - të dy partnerët, para së gjithash, personi i tradhtuar, gjatë do ta ndiejnë dhembjen dhe të gjitha pasojat e tradhtisë.

Përse tradhtojmë?

Pas një kohe të gjatë të kaluar në një lidhje dashurie dhe (ose) kur fillon mosha e mesme - njerëzit shpesh ndiejnë nevojën për t'u dëshmuar se akoma "vlejnë". Edhe pse nuk mendojnë për tradhtinë - edhe meshkujt, edhe femrat - shpesh në këtë moshë fillojnë të mbajnë dietë dhe më shumë kujdesen për pamjen e tyre, sepse dëshirojnë akoma të jenë të bukur edhe për veten, edhe për të tjerët. Aventurat jashtëmartesore nganjëherë paraqesin pikërisht "dëshminë" e tillë.

Për çdo rast, lidhjet "e jashtme", para së gjithash, tregojnë komunikim të keq dhe krizë të gjatë në marrëdhëniet e partnerëve. Tradhtia më së shpeshti ndodh me dikë që ai që tradhton njihet - kryesisht me ndonjë nga miqtë (miket) apo kolegët (koleget) e punës.

Si përfundohet aventura?

Ekzistojnë tri veprime "universale" në përfundimin e lidhjes jashtëmartesore:
- Pranimi i tradhtisë para partnerit (bashkëshortit-bashkëshortes);
- Kujdesi që kurrë të mos shiheni e as takoheni me të dashurin (të dashurën);
- Gjetja e mënyrës sesi të liroheni nga mendimet për të dashurin (të dashurën).


A është i mundshëm "sanimi" i tradhtisë

Është mendim i gabuar që nëse tradhtia tashmë ka ndodhur, e pastaj është pranuar dhe është falur, lidhja patjetër bëhet më e fuqishme dhe më e sigurt. Ç'është e vërteta, partneri i tradhtuar shpesh fal tradhtinë, por shumë vështirë harron. Dhembja të cilën e ka shkaktuar lidhja jashtëmartesore mund t'i shoqërojë partnerët vite të tera, madje edhe tërë jetën.

Shumica e njerëzve pas tradhtisë natyrisht do të ndihen të lënë padore, të tradhtuar, të mashtruar... Reaksioni i parë i partnerit të tradhtuar më së shpeshti është dëshira që lidhja menjëherë të ndërpritet, sepse shumica e njerëzve nuk mund të jetojë me mendimet për tradhtinë të cilën e ka bërë partneri-partnerja.

Si të qëndrohet bashkë?

Mirëpo, pas tradhtisë, reaksionet e para partneri i tradhtuar në rastet më të shumta megjithatë vendos që "t'i mbyllë sytë" dhe të ruajë lidhjen. Ajo që në atë fazë me rëndësi të dihet është: të menduarit për tradhtinë nuk mund të humb gjë - por me kohë mund të tejkalohet...

Përjetimet emocionale të tradhtisë me kohë do të zbehen nëse nuk përsëriten momentet e dhembshme dhe nëse partneri-partnerja që ka tradhtuar që atij-asaj që ka qenë i tradhtuar t'i ofrojë përkrahje të plotë dhe ndjenjë sigurie në lidhjen emocionale.