Lojtari profesionist i pokerit, amerikani Greg Merson, fitoi titullin botëror në kampionatin e “Wold Series”, duke fituar si shpërblim 8,53 milionë dollarë cash.
24-vjeçari mposhti kundërshtarët e tavolinës finale në një “maratonë”, e përfunduar në agim, pas 12 orësh loje në Las Vegas, Nevada.
“Ndihem mirë. Nxorra gjithë stresin dhe emocionet me lotët e fitores, ndaj tani ndihem i relaksuar”, deklaroi amerikani pas suksesit.
Turneu më i rëndësishëm botëror i pokerit teksan (stili Hold’em) nisi në muajin korrik, me pothuajse 7 mijë pjesëmarrës në total.
Ndërkohë, rivalja Jesse Sylvia u rendit në vendin e dytë, duke përfituar 5,3 milionë dollarë.