Qudira nga BoTa: Portieri priti tre herë të njëjtën penallti! (Video)

Monday, October 22, 2012

--
Portieri priti tre herë të njëjtën penallti! (Video)

E pabesueshme por e vërtetë. Gjatë ndeshjes të Kampionatit të Bolivisë në futboll mes Universitario dhe Oriente Petroleo, që përfundoi në barazim 1-1, portieri i skuadrës nikoqire ka pritur tre herë të njëjtën penallti.
Nga pika e bardhë goditi Gabriel Rios. Gjyqtari e ka përsëritur ekzekutimin tre herë pasi portieri kundërshtar kishte dalë nga porta para sinjalizimit.
Por, ai i ndali të gjitha goditjet e mbrojtësit. Nuk besoni? Shikojeni videon nga minuta 4’20.