Amerikani Thomas Beatie, anëtari i parë i gjinisë më të fortë që mbeti shtatzënë, nuk mund të marrë kujdestarinë e fëmijëve që ka lindur.
Ai dhe gruaja e tij Nancy luftojnë për kujdestarinë e tre fëmijëve të tyre, pasi shteti amerikan Arizona ka bllokuar shkurorëzimin që e kanë nisur në prill të këtij viti. Konkretisht, gjykata heton vlefshmërinë e martesës së tyre, pasi kjo mund të jetë martesë e gjinisë së njëjtë, gjë e cila në këtë shtet nuk lejohet.
Derisa kontesti është në proces, gjykatësi vendosi të japë kujdestari të përkohshme për fëmijët, pasi në maj ai ka zbuluar xhirimit në të cilat shihet se gruaja e tij Nancy po e keqtrajton
Çifti kontrovers u njoftua kur Thomas ishte 24 vjeç. Në atë kohë Nancy merrej me bilding. Ajo kishte qenë një herë e martuar, dhe nga ajo lidhje ka dy vajza që tashmë janë adoleshente.
Ata u martuan në Hawaii në vitin 2003 dhe së shpejti kanë vendosur që të kenë fëmijë. Ata blenë spermë nga donatorët anonimë, pasi së cilës Thomas iu nënshtrua IVF-së dhe ngeli shtatzënë. Në një kohë të shkurtër ata lindën edhe dy fëmijë tjerë, kështu që tani kanë vajzën Susan dhe bijtë Austin dhe Jensen.
Thomas në vitin 2007 ka pozuar për një revistë amerikane shtatzënë e me mjekër, ndërsa ka thënë se është mashkull i parë që pret fëmijë. Çifti gjatë gjithë kohës ka kaluar në situata të vështira, që nga fyerjet e deri te kërcënimet me vdekje.
Thomas ka lindur si femra Tracy Lagondino, por gjithmonë donte të ishte mashkull. Në të njëzetat filloi me terapi të hormoneve e më 2002 bëri operacionin e heqjes së gjinjve, mastektominë. Atëherë u bë mashkull “legal”, por ja që vendosi që për disa kohë t’i mbante organet riprodhuese femërore që me gruan e tij të ketë fëmijë (pasi ajo nuk mundte të lindte). Thomas gjininë “tamam” e ka ndryshuar gjatë këtij viti. /Telegrafi/