Qudira nga BoTa: Mbijetesa e pabesueshme!

Wednesday, August 22, 2012

--
Mbijetesa e pabesueshme!



Mjekët brazilianë kanë thënë se Eduardo Leite, punëtor 24-vjeçar në ndërtimtari, ka mbijetuar edhe pasi shufra metalike 183 centimetra e gjatë ia ka shpuar kafkën.
Luiz Alexandre Essinger, nga spitali “Miguel Couto” në Rio de Janeiro, ka thënë ”TV Globo” se mjekët gjatë operacionit pesë orësh e hoqën me sukses shufrën nga kafka e Leites.
Ai tha se i riu ka vetëdije dhe nuk shfaq asnjë efekt anësor pas operacionit.
"Është me të vërtetë çudi se si Leite ka mbijetua", tha Essinger.
Shufra metalike ka rënë nga kati i pestë i ndërtesës në ndërtim e sipër, ka thyer helmetën e Leites, ka hyrë në pjesën e prapme të kafkës dhe doli në mes të syve të tij.
Leite është operuar menjëherë pas aksidentit. /Telegrafi/