Qudira nga BoTa: Balotelli i dhuron ““Porsche”” 100 mijë euro vëllait..!

Monday, September 17, 2012

--
Balotelli i dhuron ““Porsche”” 100 mijë euro vëllait..!

Super Mario ka vendosur të tregohet bujar me të vëllain, Enok, dhe i ka bërë një dhuratë një “Porsche”, që kushton rreth 100 mijë euro. Enok Balotelli ka mbetur i mrekulluar kur përpara portës së shtëpisë ka gjetur një Porsche model 911, ngjyrë të verdhë. Vëllai më i vogël i Balotellit ka bërë menjëherë një xhiro dhe nuk pushonte së falënderuari të vëllain, me të cilin është shumë i lidhur.Kjo nuk është hera e parë që Super Mario shpenzon shifra të tilla për miqtë apo të afërmit. Sipas tabloidit anglez “The Sun”, Balotelli ka shpenzuar më tepër se 125 mijë euro për ti dhuruar makina e kotorra një grupi miqsh për “suportin” që i japin nëpër takimet evropiane.