Qudira nga BoTa: Linda Halimi shan mentalitetin kosovarë

Saturday, September 15, 2012

--
Linda Halimi shan mentalitetin kosovarë


Këngëtarja kosovare Linda Halimi po vazhdon premierën e këngës së saj më të re, “I Just Wanna”, klipi i së cilët ka ngjallur mjaft polemika, për shkak të disa skenave erotike dhe modeleve serbe në të.
Pak minuta më parë, Linda dha një intervistë për emisionin “Poke” në Top Channel ku edhe njëherë potencoi se ky klip nuk është punuar për Kosovë transmetin indeksonline.
Ajo gjithashtu pranoi se është martuar me rep këngëtarin amerikanë, Big D. E pyetur nëse ka pas vështirësi ta publikonte këtë lajm për shkak të mentalitetit kosovarë, ajo tha:
“Unë asnjëherë nuk jam pajtuar me mentalitetin këtu. Sepse nëse pajtohesh me të, duhet të rrish në shtëpi si shtëpiake e dëshpëruar dhe të kesh shumë fëmijë, asgjë më shumë. Unë nuk dua një jetë të tillë”.
Linda tha se modelet serbe i ka gjet shumë rastësisht gjatë pushimeve të saja në Ulqin dhe tha se nuk i ka favorizuar ato më shumë sesa modelet shqiptare.
“Ato janë vajza pa komplekse, ashtu siç më pëlqejnë mua. I kam paguar njejtë si modelet shqiptare edhe ato serbe. Thjesht lajmi është komentuar shumë pa nevojë nga ata që I thonë vetit patriot”, tha Linda.
Ajo gjithashtu tha se kënga po pelqehet por këtë gjë nuk po e pranojnë për shkak se ka shumë që kanë problem me Lindën, pasi tash ajo mund të shihet si konkurrencë e këngëtarëve të tjerë, me 35 kg më pak