Qudira nga BoTa: Shpresa e thyer

Friday, September 7, 2012

--
Shpresa e thyer


Dashuria lindi në perëndim të diellit
Atëherë kur ti ia mirrje shkëlqimin,
Të përqafoja, të ledhatoja, të doja
Kurse ti m’a provoje durimin!
Bëheshe i pjekur, i matur tej mase
Nuk më lejoje të të them se çfarë ndjen zemra,
E dashuria ime po më kallte shpirtin
Sikur një vullkan më vlonte përmbrenda!
Dhe kur dashuria jonë mori udhë të mbarë
Kur më the: Të dua, me tërë fuqinë,
Dhe kur unë për ty hapa zemrën time
Bëra armik botën, familjen, shoqërinë!
Sa fillova të shijoj bukuritë e jetës
Të flutroja në flatrat e puhisë verore,
Para meje u hapën dyert e ferrit
Dhe pa ty e mbyllur unë mbeta prore!
Ishe i kombit tjetër, por kishim një fe
Dhe një gjuhë e flisnim, pa asnjë dallim,
Unë ty të kuptoja dhe ti më kuptoje
Nuk na duheshin fjalët, vetëm një shiqim!
Më ndalojnë të të dua, të mendoj për Ty
Duan që të ma vrasin në zemër dashurinë,
Më rrahin, më mundojnë, me nervat e mia luajn
Në vend të dashurisë, më ofrojnë vetminë.
Unë dashuri tjetër më s’dua të kem
Besën të pata dhënë dhe kurrë s’do t’a thej,
Edhe në këtë botë, edhe në botën tjetër
Njerëzisë dhe engjujve unë do të ua rrëfej!