Një nënë mbeti e shokuar, kur mori një telefonatë nga i biri i saj, një muaji pasi ai kishte ndërruar jetë.
35 vjeçari Gilsimar de Souza, u shpall i vdekur pasi e ëma dhe një teze e tij identifikuan trupin e pajetë, në një morg të Uberabës, një qytet në juglindje të Brazilit.
I riu ishte përplasur nga një mjet ndërsa kalonte një rrugë dhe pas identifikimit, familjarët varrosën trupin e pajetë me nderimet përkatëse në varrezën e qytetit.
Megjithatë, ajo që do të raportonte të premten shtypi brazilian, i kalon kufijtë e të pabesueshmes.
I vdekuri telefonoi gjatës javës nënën e tij, për t’i dhënë që ishte mirë dhe që nuk duhet të merakosej. E tmerruar, nënës i ra të fikët dhe nuk mundi të lëvizte për disa orë, ndërsa trupi iu përshkrua nga të dridhura të pakontrolluara si reagim i nje spasme nervore.
Më vonë, u vërtetua se Gilsimar, në fakt nuk kishte vdekur, por ishte futur në një klinikë rehabilitimi, për të luftuar varësinë e tij nga droga dhe për këtë arsye, nuk kishte pasur mundësi të vihej në kontakt me familjen më parë.
Personi i identifikuar dhe varrosur mes dhimbjes nga familjarët e de Souzës, mbetet i paidentifikuar.
Ndikuar nga dëmtimet e pësuara nga aksidenti dhe mbase tronditja e momentit, si nëna, ashtu dhe tezja, kishin identifikuar gabimisht në morg “të birin”.