Mund te kete nje fare kurioziteti se ç'kishte te vecante ne trurin e tij nje nga gjenite me te famshem te botes, si Albert Ajnshtajn. Pas vdekjesm truri i tij eshte analizuar dhe jane dalluar disa detaje qe pervijezojne diferencat. Pas autopsise, shkenctari Thomas Harvey i ka hequr trurin, per ta ndare ne 240 seksione e per ta analizuar ne mikroskop.
Ndryshe nga sa besohet, dimensionet e trurit ishin me te vogla sesa mesatarja dhe per me teper shfaqte te gjithe shenjat e moshes. Keto mbetje te trurit jane ruajtur dhe disa dhjetra vite me vone, disa studiues kerkuan te benin nje analize te re dhe ne vitin 1985, risia erdhi persa i takon lobit parietal. Te dhena me te medha dalin ne vitin 1999, kur krahasohen qelizat gliale (zoteronte nje numer jashtezakonisht te larte) dhe neuronet. Ne vitin 2009, Universiteti i Florida analizon serish rastin dhe konfirmon peshen mesatare te trurit te Ajnshtajnit rreth 1 kg e 230 gr, por disa zona kane diferenca ne krahasim me nje tru te zakonshem, per numrin e perkuljeve. E nje madhesie më superiore, ne krahasim me mesataren, rezultoi levorja parafrontale: kjo eshte zona qe percakton perqendrimin, ose ajo qe duhet t'i kete dhene jete koncepteve gjeniale te Ajnshtajnit