Qudira nga BoTa: Gjira: Era, shembull për Norën

Sunday, August 26, 2012

--
Gjira: Era, shembull për Norën

Këngëtarja kontraverse, Gjira, në mënyrë jashtëzakonisht të befasishme e ka komplimentuar lansimin në publik të këngëtares së re Era Istrefi, që është motra e pop yllit shqiptar, Nora Istrefi.
“Swim Good” është interpretimi i këngës së huaj bërë nga Era, që fascinoi të gjithë komunitetin në internet dhe ishte sinjal i qartë se një yll i ri ka filluar të shkëlqejë.
Lansimin në publik të Erës e ka pritur mirë Gjira, e cila ka komplimentuar Erën për zërin e saj, duke thënë se shërben si shembull për motrën e saj Nora Istrefi, të cilën e ka thumbuar shpesh Gjira në këngët e saj.
“Le të merr shembull pak motra e saj (Nora). Era është fantastike, dua të tregoj se nuk jam një tip negativ, që urren njerëzit, unë thjeshth përkrahi talentët e vërtet dhe gjithmonë do ta bëj këtë. Era më befasoi, të shohim se çfarë këngë të saj do të lansojë, shpresojmë të mos jetë edhe kjo ‘gangsta’ hahahah”, ka komentuar Gjira gjatë një bisede me një prej miqve të saj në Facebook. /