Qudira nga BoTa: Tragjedi në kopshtin zoologjik, arratiset Tigri, ha rojen

Sunday, August 26, 2012

--
Tragjedi në kopshtin zoologjik, arratiset Tigri, ha rojen


Tragjedi në kopshtin zoologjik të Këlnit në Gjermani. Ku një roje e punësuar tek kafazët e tigrave, ka mbetur i vrarë nga njëri prej tyre, ndërsa e harroi pa dashje derën e tij hapur.
Mësohet se tigri nuk ka humbur asnjë sekondë kohë, porse e ka sulmuar menjëherë dhe për vdekje, rojen, para se ai ta qëllonte atë me pushkë në kopshtin zoologjik.
Ndërkaq, ndërhyrjet mjekësore për t’i shpëtuar jetën gruas, janë vlerësuar si të panevojshme ndërsa kopshti zoologjik u mbyll menjëherë.
Një incident i ngjashëm, i shkaktuar nga një derë jo e mbyllur ashtu siç duhej, ka ndodhur në të njëjtin kopshtin zoologjik edhe në vitin 1985, kur një shimpanze doli jashtë gardhit dhe kishte plagosur rëndë drejtorin e objektit.