Qudira nga BoTa: Messi buzëqeshi, Ronaldo e “prishi” ftyrën!

Thursday, August 30, 2012

--
Messi buzëqeshi, Ronaldo e “prishi” ftyrën!


Çmimi si lojtari më i mirë në Evropë për Andres Iniestën, ka sjellur disponime të kundërta tek 2 kundërshtarët e tij, Messin dhe Ronaldon.
Në rrjetet sociale anë e mbanë botës është duke u komentuar mjaft qëndrimi i Messit dhe Ronaldoës të cilët si bënë “qehre” njëri tjetrit.
Me tu mësuar emri i më të mirit, Andres Iniestës. Messi e priti me buzëqeshje e me lumturi këtë çmim, ndërsa reagimi i Ronaldos dalloi shumë nga ai.
Ronaldo u “mërroll”, ndërsa ironizonte më buzët e tij që në ato momente nuk gjenin disponimin. Deklarata e Iniestës se këtë çmim i'a dedikon Messit, i’a prishi edhe më shumë ndejën Ronaldos.
Shumë interesant ishte edhe momenti kur Iniesta e merr trofeun, ku Messi i’a zgjatë dorën, ndërsa Ronaldos nuk i shkoi mendja dhe dora./indeksonline/