Qudira nga BoTa: Vlorë arrestohet grupi kriminal , ja se si e vodhën kazino “Flamingo” (VIDEO) Ngjarje e Vertet..

Sunday, August 26, 2012

--
Vlorë arrestohet grupi kriminal , ja se si e vodhën kazino “Flamingo” (VIDEO) Ngjarje e Vertet..

Pamjet që shfaqen në këtë video nuk janë shkëputur nga ndonjë fragment filmi aksion. Janë reale, dhe vijnë nga policia e Vlorës me momente nga grabitjet e realizuara nga persona tashmë të arrestuar. Katër persona janë vënë në pranga, ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim në qytetin e Vlorës. Grupi kriminal ka vjedhur nën kërcënimin e armëve dhe me maska të paktën 9 subjekte të ndryshme private, mes tyre 8 pika karburanti dhe një kazino.