Kësaj rradhe bëhet fjalë për kompaninë Toshiba. Kjo kompani ka bërë paralajmërimin e televizorit të ri, Quad Full HD. Televizori me ekran 84 inq (rezolucion 3840 x 2160) dhe motor CEVO 4K do të punoj me procesor quad.
Pa dyshim është një ndër zbulimet më të mira të Toshiba-së. Përderisa kompanitë tjera janë fokusuar në sjelljen e TV-ve me dizajn më ndryshe ose peshë më të lehtë, Quad Full HD me shpejtësinë e tij, ka arritur t’i befasoj të pranishimit në IFA.
Ndër dallimet kryesore në panel nga TV-të tjerë, vërehen ngjyrat më të ndritshme, madhësia e TV-së si dhe padyshim kualiteti i imazhit. Në paraqitjen e produktit është thënë se Quad Full HD ndër të tjera, përmban edhe Google Maps.
Ndërsa, modeli 55 inq i kompanisë ofron TV-në e parë i cili nuk kërkon syzet 3D për të parë filmat tre-dimenzional. Një zyrtar i kompanisë ka thënë se data e lëshimit në tregun amerikan dhe europian është caktuar për në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm. Çmimi i produktit nuk do të bëhet i ditur deri në vitin tjetër.
IFA ka parë fillimin e betejës së monitorëve ‘gjigant’ 84inq 4K (3840 x 2160) nga kompanitë aziatike, Sony, LG dhe Toshiba. Me fjalë të tjera, 4K do të thotë kualitet të dyfishuar të standardit HD ose katër ekrane HD në një, duke marrë parasysh gjatësinë dhe gjerësinë. /