Qudira nga BoTa: Vdes 21-vjeçari, ra nga skelet në KEK

Monday, August 27, 2012

--
Vdes 21-vjeçari, ra nga skelet në KEK


Një punëtor i kompanisë “Daci”, e cila kryen punë si nënkontraktor në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), ka gjetur vdekjen të shtunën, pasi ka rënë nga një lartësi prej gjashtë metrash.
Punëtori, një 21-vjeçar, nga Pestova e Vushtrrisë, ka vdekur si pasojë e rënies nga skelet, derisa punonte në Termocentralin “Kosova A”, kanë bërë të ditur burime nga vendi i ngjarjes.
Viktor Buzhala, zëdhënësi i KEK-ut, tha se punëtori nuk ka qenë i KEK-ut, por i një kompanie të kontraktuar, e cila po kryen punime në ndërtimin e sistemit hidraulik për mihjen e Mirashit.
“Ne kemi kontratë me kompaninë ‘Dobroshek’, ndërsa kjo kompani ka bërë kontratë me një nënkontraktor, kompaninë ‘Daci’. Punëtori ka qenë i kësaj kompanie”, bëri të ditur Buzhala, për Gazetën JnK.
Një punëtor, i cili nuk ka dashur t’i përmendet emri në gazetë, ka thënë se rasti i të shtunës ka ndodhur si pasojë e mungesës së masave të sigurisë në punë.
“Djali ka rënë nga skelet, prej një lartësie rreth gjashtë metra dhe ka vdekur ne vend”, tregon dëshmitari.
“Këtu punëtorët nuk kanë siguri, punët shkojnë shkel e shko. Punëtorët kurrë nuk kontrollohen nga zyra e sigurisë”, tha ky punëtor. /gazetajnk/