El Salvador, 27 gusht 2012 (11.00)
Një tërmet prej 7.3 shkallë të Rihterit ka goditur të dielën Oqeanin Paqësor 119 kilometra larg El Salvadorit, duke shkaktuar një paralajmërim të shkurtër të cunamit në bregdetin qendror amerikan, por pa shkaktuar dëme të mëdha ose viktima, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
Një cunami i vogël ka goditur portin Akajutla të El Salvadorit, ka bërë me dije Qendra për Paralajmërimin e Cunamit të Paqësorit.
Paralajmërimi për cunami, që më pas u anulua, u lëshua për El Salvadorin, Kosta Rikën, Nikaraguan, Hondurasin, Guatemalën, Panamanë dhe Meksikën.
Shërbimet emergjente në El Salvador dhe Guatemalë thanë se tërmeti nuk ka shkaktuar ndonjë dëm të dukshëm dhe nuk ka pasur raportepër dëmtime apo viktima nga vendet e tjera të rajonit.