Qudira nga BoTa: Zjarret, Deçani nuk e shpall gjendjen emergjente

Monday, August 27, 2012

--
Zjarret, Deçani nuk e shpall gjendjen emergjente

Deçan, 27 gusht 2012 (10.00)
Komuna e Deçanit tani e dy muaj me radhë është përfshirë nga zjarret të cilat nuk kanë të ndalur, megjithatë ende nuk e ka shpallur gjendjen emergjente, por vetëm ka kërkuar mobilizim më të madh.
Ky mobilizim është kërkuar pas takimit të kryetarit të komunës, Rasim Selmanaj, me komandantin e policisë së Deçanit, Sejdi Dobraj, komandantin e zjarrfikësve, Besim Selmanja, Drejtorin e Shërbimeve Publike, Admir Hasanaj, të cilat kanë vendosur që as sot të mos shpallet gjendja emergjente.
Situata është ende e rënduar nga zjarret dhe banorët e kësaj ane janë mobilizuar vetë për të menaxhuar zjarret.
Sipas një komunikate të lëshuar nga kjo komunë, ekipet e zjarrfikësve të Deçanit dhe 25 punëtorë të SH.P.K “Mali” tashmë janë në bjeshkën e Strellcit dhe tek “Qelija”, ndërsa rojet e pyllit dhe banorët e regjionit të Vokshit gjinden në “Zhare” të Vokshit. Mobilzim të banorëve për shuarje të zjarrit ka edhe në malet e fshatit Lebushë.
Apelohen qytetaret që t’i bashkohen ekipeve të zjarrfikësve, por edhe SH.P.K “Mali” për t’u dal në ndihmë në shuarjen e zjarreve ndërkaq ata që frekuentojnë bjeshkët të kenë kujdes në ndezjen e zjarreve dhe hedhjen e cigareve, sepse mundësit për intervenim janë të vogla, përfundon komunikata e KK të Deçanit.