Qudira nga BoTa: Klani “Sekiraça”, plagosje për hakmarrje në Prishtinë

Thursday, August 30, 2012

--
Klani “Sekiraça”, plagosje për hakmarrje në Prishtinë


I plagosuri në këtë rast është Fisnik Vitia, i cili momentalisht gjendet në QKUK, ndërkaq gjendja e tij shëndetësore nuk është kritike.Dyshohet se sulmuesit i takojnë klanit të Sekiraçes dhe rasti ka ndodhur për motive hakmarrje.
Policia e Kosovës nuk ka qenë në gjendje që të jap informata tjera rreth rastit, pasi që, sipas tyre, është ende herët që të arrihet në ndonjë përfundim pa u kryer hetimet.
—–
Të mërkurën, në orën 12:15, në Qendër të qytetit të Prishtinës, në rrugën “Rexhep Luci” (rruga e Kino ABC), persona të panjohur janë gjuajtur me armë zjarri. Si pasojë e këtij incidenti, ka mbetur i plagosur një person, identiteti i të cilit ende nuk dihet.
Megjithatë, dorasi është identifikuar nga policia, edhe pse ende nuk është arrestuar.
Burime të “Zërit” nga vendngjarja tregojnë se policia ka dalë në vendngjarje, ndërsa detaje tjera rreth kësaj ngjarjeje nuk dihen.
Policia e Kosovës, në orën 13:15 do të mbajë një konferencë për media rreth këtij rasti./