Qudira nga BoTa: Rrathët e errët rreth syve

Wednesday, August 29, 2012

--
Rrathët e errët rreth syve

Çka na bën të dukemi më të moshuar? Çuditërisht, sikurse rrudhat dhe zbardhja e flokëve, mosha e shtyrë .Çka na bën të dukemi më të moshuar? Çuditërisht, sikurse rrudhat dhe zbardhja e flokëve, mosha e shtyrë përcakton rrathët e errët rreth syve.

Shpesh rrathët e syve nuk janë ndonjë shenjë e lodhjes së tepërt apo të ndonjë sëmundje serioze, mirëpo ato na bëjnë të ndihemi më të moshuar, jo të shëndetshëm dhe të lodhur.
Rrathët e errëta nën sy i prekin të dy gjinitë të cilat shpesh fillojnë në moshë rinore.
Shkaktarët
Nëse flini mjaft gjatë dhe përsëri keni rrathë të errët, kjo nuk është e pazakontë. Lodhja nuk është arsyeja kryesore për rrathët e errët nën sy. Shpesh ndodhë që hija e qerpikëve të na bëj të theksuar rrathët nën sy apo edhe zbrazësia nën sy që formohen gradualisht si pasojë e plakjes.Një darkë me shumë krip si dhe një natë e kaluar duke qarë shkakton rrathë të errët apo të ashtuquajturat çanta të zeza. Shkaktari është osmoza. Uji gjithmonë udhëton prej zonave ku koncentrimi i kripës është më i ulët në indet ku ka më shumë krip. Ky princip vlen nëse kripa vjen nga lotët apo nga ndonjë salcë soje.
Ndër shkaktarët kryesor veçohen:
* Alergjitë
* Ekzema (Dermatiti atopik)
* Trashëgimia
* Mënyra e jetesës, stresi fizik apo emocional, pirja e duhanit, apo konsumimi kronik i alkoolit i cili dehidron lëkurën dhe trupin
* Problemet me frymëmarrje (mund t’i zgjerojë dhe t’i errësoj enët e gjakut të cilët qarkullojnë prej syve në hundë)
* Parregullsitë e pigmentimit (njollave)
* Fërkimi apo kruerja e syve
* Ekspozimi në diell, i cili rrit prodhimin e malaninës (pigmenti që i jep ngjyrë lëkurës)
* Hollimi i lëkurës dhe humbja e dhjamit dhe kolagjenit - normalisht gjatë plakjes, i theksojnë kapilarët e gjakut me ngjyrë të kuqe dhe të kaltër.
Parandalimi
Në rast se ndërrimi i ngjyrës dhe inflamimi (pezmatimi) shfaqet vetëm nën njërin sy dhe përkeqësohet për një kohë të shkurtër, atëherë vizitoni dermatologun apo mjekun tuaj.
Parandalimet tjera pa iu nënshtruar ndonjë ndërhyrjeje:
* Mos pini duhan, gjithmonë aplikoni kremin kundër diellit rreth syve. Pirja e duhanit dhe ekspozimi ne rreze UV dobëson kolagjenin dhe shkakton plakje të parakohshme dhe rrudha.
* Përdorni një krem rreth syve natën.
* Përdorni copa të trangujve apo qese të çajeve të ftohura. Temperaturat e ulëta (jo nga ndonjë cilësi tjetër e trangujve) zvogëlojnë pezmatimin.* Jastëku shtesë ndihmon në zvogëlimin e paraqitjes së ‘çantave nën sy’. Ngriheni kokën me dy apo më tepër jastëk për të parandaluar grumbullimin e ujit në pjesën e poshtme të qerpikëve.
* Flini më shumë. Mungesa e gjumit ju bën të dukeni më të zbehtë dhe hijet me rrathët nën sy iu duken më shumë.