Sunday, September 2, 2012
--
Nje ngjarje e vertete jeta e nje vajze per dashuri
Ditë vikendi,ditë e mërzitshme.Gjithka monotoni.Mezi prisja që akrepat e
orës të lëviznin dhe ora të bie në 18:30min.
Kaloi dita disi dhe erdhi koha që BENI duhej të më thrriste që të takohem me
të.Si gjithherë ishte shumë i saktë,ne ora 18:30min cingërroi telefoni dhe
ishte vetë BENI,që më thrriste për të dalur.
Sa qel e mshel sytë u bëra gati dhe u nisa që të takohem me të si gjithmonë
në vendin e preferuar të ne të dyve në"Lounge".
U takuam,kaluam si zakonishtë tepër mirë,e ndjeja vetën tepër të lumtur
sepse isha afër njeriut të jetës sime,koha kalonte,afrohej koha kur duhej të
ndaheshim nga njëri tjetri,unë të kthehesha në shtëpi,ndërsa BENI duhej që
ta dërgonte motrën e tij në Mitrovicë.
Atë natë u ndamë,sikur diqka më thoshte që s'do të shihemi më.
U ktheva në shtëpi dhe mendja gjithmonë më rrinte vetë tek BENI im.Duke
menduar për to edhe nata kaloi,u bë ora23:00 dhe telefoni cingëroi,ishte
BENI zemra ime që më thrriste,bisedë pas bisede
e mbyllëm telefonin duke i uruar njëri tjetrit natë të mirë dhe gjumë të
ëmbël,dhe më tha që nesër mbas punës do të shihemi,me këto fjalë telefonin e
mbyllëm edhe pse zemra më thoshte sikur ta zgjasja ende muhabetin sepse nuk
mund të ngihesha me zërin e tij.
Prap u zhyta në mendime,duke menduar filloi që të më merte gjumi dhe rashë
për të fjetur.Kështu kaloi edhe kjo natë.
E Hënë.Më:22.10.2007
Ditë pune,ditë mësimi.Uzgjova e kthjellët si asnjëherë më parë,dhe fillova
që të pregaditem për fakulltet,sepse ligjeratat më fillonin qysh prej orës
11:45min.U bëra gati dhe u nisa për në stacion që të hypja në autobus që më
qonte në drejtim të fakulltetit.Posa hypa në autobus më thirri BENI gjatë
gjithë rrugës deri sa mbrina në fakulltet fola me të,dhe në fund më tha se
sot deri në ora 17:00ishte në punë në Mitrovicë,dhe posa të kthehej do të më
thrriste për tu takuar,me kaq edhe embyllëm telefonin.
Disi më kaluan edhe orët në ligjerata,posa dola nga fakullteti u nisa në
drejtim për në shtëpi.Mbrina në shtëpi me një disponim të mirë.Edhe në
shtëpi kisha pasur musafirë,posa pushova pak mami më tha që ti bëja disa
kafe sepse si gjithmonë kafet i bëja të mira,disi i bëra edhe kafet dhe duke
hyr në dhomë me filgjana në dorë papritmas një dridhje ma përshkroji tërë
trupin,thjeshtë edhe zemra mu dridh sikur ishte paralajmërim i një gjëje të
keqe,dhe për një moment tabaku më rrëshqiti nga duart me gjithë filgjana në
tokë,dhe për një moment mendja më fluturoi tek BENI dhe vrapova ta marr
telefonin që ta thrras sepse edhe zemra më thoshte se BENIT tim i ka ndodhur
një gjë e keqe.
Mora telefonin dhe me padurim prisja qe ta thrrisja,por ishte gjëja më e
keqe sepse në telefonin e tij u lajmrojke sekretaresha me porosin e
saj:numrin që kërkoni nuk ka qasja në rrjet....Provova disa herë rradhazi
por kot,dhe thashë me vete se ndoshta me qëllim e ka mbyllur telefonin pasi
që është në orar të punë.Më nuk provova e lash që të më thrriste ai vet si
zakonisht mbas punës.
U bë ora19:00dhe shoqja ime Meri erdhi për të më marr që të dilnim për nga
një kafe.Dulem dhe shkuam drejt në"AM PM",mendova që edhe nëse më thrret
BENI i them që të vjen aty ku ishim ne.Muhabet mbas muhabeti,cigare mbas
cigaresh,koha ecte dhe duhej që të kthehesha në shtëpi.Mezi prisja që të
vija në shtëpi dhe të hyja në msn-ë me shpresë që BENIN tim ta takoja online
si gjithmonë në atë kohë komunikoja me të deri kah mesnata.Erdha hyra në msn
por as aty nuk ishte,në kokë më silleshin lloj-lloj mendimesh.Kredi në tel
nuk kisha se të fundit i hargjova me shoqen time Merin.Ora ecte dhe BENI
nuk thrriste dhe ka ora 0:15min vendosa që të dal,në dyqan afër shtëpis
që ta bleja ni mbushje për telefon, e bleva mbushjen erdha në shtëpi
dhe prap vendosa ta thrras,por si më herët prap tër kohën sekretaresha
mu lajmrojke as vetë nuk mundesha ta merrja me mend se qfarë ka ndodhur
që BENI IM telefonin mbyll,deri ka ora 3:00pas mesnate provova që ta thras
por kotë,gjumi më kishte zën me telefon në dorë....
E Martë.Më:23.10.2007
U zgjova edhe sot herët me shpresë se telefoni do të më cingëronte prej
qasti në qast,dhe do ta filloja një ditë të mbarë.
Posa përfundova mëngjesin nisa që të pregaditem për në fakulltet,edhe pse
hiq s'më shkohej por kisha për ta marr një notë të provimit dhe më duhej që
të shkoja.U bëra gati,dola në stacion hypa në autobus dhe rrugës duke shkuar
në stacionin e dytë rasishtë më shkuan sytë në një pllakatë ku ishte
vendosur një foto,por për shkak që kishte tollovi në autobus nuk arrita që
ta shoh foton por vetëm emrin ashtu kalimthi e lexova.Shkruante ARBEN,dhe
për një moment u shtanga dhe me vete thashë:O Zot sa keq që emrin ARBEN e
paska pasur, a unë nuk isha në dijeni që në atë pllakatë,në atë foto ishte
vetë ''NJERIU I JETES SIME,DASHURIA IME ISHTE ATY''......
Pas 10minutash mbrina në fakulltet,hyra në ligjerata pasi përfunduam shkova
e mora edhe notën që e kisha kryer provimin me sukses,me thën të drejtën u
gëzova se nuk kisha punuar aq sa që kisha mar notën 9-she,u gëzova pa masë.
Posa dola nga zyra ku isha për ta marr notën,hasa në shokun,kolegun tim
Rrahmanin që me të vërtetë e kam shokë të zemrës,pas përshëndetjes me të
Rrahmani mu drejtua duke më thënë ej a munesh të ma japësh numrin e
BENIT,sepse të diellën mbasi ishte ndar prej teje u takova me të,dhe e kemi
lën që sot për të pirë kafe bashkë.
Dhe unë për një moment u hutova,dhe me një përgjigje të shpejtë ju ktheva
duke i thënë:Po more mundem,por edhe unë prej dje mbasdite jam ka mundona
për ta thirrur tër kohën po më lajmërohet vala 900,dhe ashtu e habitur ju
drejtova prap:Rrahman unë sa isha duke ardhur për në fakulltet prej
autobusit e pashë një pllakatë me foto në stacion ku shkruante emriARBEN,e
shumë jam humb diqysh se për një moment mendova se mos i ka ndodhur ndoj gjë
e keqe BENIT TIM,dhe Rrahmani ashtu ashtu pak në gaz mu kthy dhe më tha:qa
je qu pesh e po ndjell keq po ait shuj se BENI është shumë mirë,se unë të
diellën ndejta pak me të dhe sot e kemi lën mu taku me pi kafe,dhe disi mbas
fjalëve të tij më kaloj dhe thashë me vete edhe unë budallaqe jam veq për
keq mendoj.Pas atyre fjalëve u nisem,unë kisha për tu takuar me shoqen time
Merin ndërsa Rrahmani shkonte deri në internet,dhe posa të krynte punë e
lamë që të takohemi në ''Tunel''.
U ndava me Rrahmanin unë nisa rrugën vet që të shkoja të takohesha me shoqen
time tek''Zahir Pajaziti'',dhe rrugës duke shkuar në stacionin përballë
RTK-së papritur më shkuan sytë në atë pllakatën që e kisha parë edhe më
herët.Në atë pllakatë pashë foton e ati djalit që e kisha parë edhe më
herët,dhe me gjithë kureshtjen time që të afrohem ta shikoj se kush ishte,u
afrova po që të shija kisha humbur''Njeriun e Jetës sime,Dashurinë
time''.Për një qast jam shtangur dhe kam marr frymë thellë,dhe kam lëshuar
një britmë të madhe OOOO ZOOTTT,BENI IM QENKA KY,NJERIUN E JETES E PASKAM
HUMBUR,dhe për një moment më kanë lshuar këmbët dhe jam përplas në tokë e
alivanosur.Pas ca minutash kur më ka ardhur vetëdija e kam ngritur kokën
lart dhe kam pa një vajzë duke më ndihmuar që të ngrihem në këmbë dhe të
vazhdoja rrugën ku më priste shoqja.
Deri në cakun ku e kisha lën për tu takuar më ka përcjellur ajo vajza.
Nuk mundja ta merja vetën,ti ndalja lotët rrugës,po si ti ndalja kur e kisha
humbur''Njeriun e Jetës sime...U takova me Merin,ajo si më pa vrapoi drejt
meje që të shikonte se qfarë më kishte ndodhur që isha me lot në sy.Posa mu
afrua kam lëshuar një britmë dhe e kam përqafuar shumë duke i thënë që e kam
humbur përgjithmonë Benin....Beni ka vdekur...Të dyja ja shpërthyem
vaji,erdh edhe Rrahmani dhe rrugës duke u kthyer në shtëpi më thirri shoku i
tij i ngushtë që të më tregonte se qfarë kishte ndodhur.Edhe sot e kësaj
dite zëri i Kushtrimit më tingëllon në veshë me ato fjalë:Benin rryma e ka
myt dje,motër tkom mos u mërzit dhe më tregoj që varrimi i tij bëhej në
fshatë.Pas tij më thirrën edhe familja e tij që të më tregonin se qka kishte
ndodhur.Vendosëm që të shkonim që të tre.Unë isha e humbur,vetëm lotët i
shija që më rridhnin faqeve,nuk mundesha ta përmbaja veten,më dukej e tëra
si ëndërr.
Erdhi edhe koha kur Njeriun e Jetë sime duhej ta niseshim për në shtëpinë e
re,apo më mirë të them për në varr të zi....
U kryen edhe ato ceremoni,e dija që prej sot e kisha humbur dashurinë time
përgjithmonë.Dashuria ime iku në një rrugë pa kthim,shkoi në botën e
amshimit.
Njerëzit që ishin pjesëmarës në varrimin e BENIT filluan që të
shpërndaheshin secili nëpër drejtimet e tyre,e vetmja unë isha këmngulëse që
të qëndroja edhe pak afër varrit tij dhe të derdhja lot mbi të se e dija që
prej sot më BENIN TIM do ta kem vetëm në ëndërra dhe në kujtime....
Edhe pse e kam vështirë që ta harroj,gjithmonë do të jetë në zemrën time
sikur ka qenë për 2vite të plota,por ja që jetës nuk po ju dika,edhe njeriun
e jetës po ta rrëmbeka ende pa e shijuar mirë rininë dhe jetën.
Por BENI IM do të ketë gjithmonë vend në zemrën time dhe nëse një ditë do të
bëhem nënë,fëmija im do ta mbaj emrin e tij,dhe kur të rritet do ti tregoj
për njeriun e jetës sime që ma mori vdekja në kohën më të mirë........