Qudira nga BoTa: Njeriu ndryshon!

Sunday, September 9, 2012

--
Njeriu ndryshon!

Njeriu ndryshon!
Edhe ti ndryshon.
Ndaj, edhe me gjykimet e tua ndiqe.
Mos rri në të djeshmen e askujt.
E djeshmja e tij mund të jetë më e urryer sesa dashuria jote për të sotmen tënde!
Mos mbaj inat, se inatosja s'i bën mirë të nesërmes tënde.
Rri afër njerëzve, siç ke dëshirë të rrinë afër teje.
Nëse sot s'ke nevojë për ndonjërin prej tyre, dije se, sigurt nesër do të jesh nevojtar për ndonjërin prej tyre.
Njerëzit ndryshojnë, me ndryshimin e gjendjeve të tyre.
Dhe gjendjet, me ndryshimin e njerëzve!
Edhe gjendja jote mund të ndryshojë.
Sigurt gjërat ndryshojnë!
E ne jemi përgjegjës nëse ndryshojnë drejt dobësisë ose fuqisë; drejt uljes ose ngritjes.
Gjithsecili do të bëhet dëshmitar i vetvetes!
Bëji llogaritë sot, për nesër.
Që nesër, po ndodhi, të paktën të pendohesh!
Jo të rrënosh e të rrënohesh.
Por të ndryshosh e të përmirësohesh!