Qudira nga BoTa: Perdhunohet nga xhaxhai…

Saturday, September 15, 2012

--
Perdhunohet nga xhaxhai…


Romë, 9 mars 2012 – Një histori përdhunimi dhe prostitucioni me viktimë një vajzë shqiptare 18 vjeç, që refuzonte të dilte në rrugë si prostitutë, dhe me xhelat xhaxhain e saj 30vjeç e shokët e tij, e jep sot e përditshmja Il Messaggero e Romës.
Sipas artikullit, vajza e re nga një fshat i Shqipërisë, është sjellë në Romë nga xhaxhai 30 vjeç me premtimin e një pune e të një të ardhmeje më të mirë. Shumë shpejt ka mësuar mbi kurrizin e saj që xhaxhai e solli këtu jo për ta ndihmuar por për ta nxjerrë në rrugë si prostitutë, gjë që vajza nuk pranonte kurrsesi të bënte.
Për këtë arsye për 25 ditë me radhë ka përjetuar makthin më të tmerrshëm të jetës së saj: e mbajtur mbyllur në një apartament të lagjes Centocelle të Romës, është përdhunuar nga xhaxhai dhe miqtë e tij, është kërcënuar se nëse nuk pranonte të prostituohej do t’i vrisnin të vëllanë në Shqipëri. Edhe kur e kanë nxjerrë në rrugë, për të dekurajuar klientët, u thoshte një tarifë shumë të lartë.
Makthi ka marrë fund natën duke gdhirë 4 mars, kur një makinë e ka hedhur në rrugë. Aty e kanë gjetur vajzën agjentë të policisë municipale të cilëve u ka treguar historinë e saj të tmerrshme. Pas 36 orëve përgjimesh policia ka arritur t’i vërë hekurat xhaxhait 30-vjeçar