Qudira nga BoTa: Bleona zbulon datat e koncertit

Wednesday, August 22, 2012

--
Bleona zbulon datat e koncertit



Bleona Qereti, e cila pasi kompletoi albumin e saj të ri në Amerikë do të rikthehet për të zhvilluar turne nëpër Shqipëri, ka publikuar disa prej datave të koncerteve të saj.
Këngëtarja nga Shqipëria ka titulluar “Single pass out” albumin e saj të parë të dedikuar për tregun amerikan dhe, siç ka premtuar së fundi, promovimin e tij do ta nisë nga vendet e banuara me shqiptarë.
Koncerti i parë i saj do të fillojë me Vlorën më 26 gusht, për t’ia lënë radhën Shkodrës me datë 30 gusht, si dhe Elbasanit më 2 shtator.
Bleona po ashtu ka treguar edhe emrat të cilat do ta shoqërojnë atë gjatë turneut të saj, dhe ata janë DJ zyrtar i Timbaland, Dj Free Style dhe grupi kosovar Etno Engjujt. /Telegrafi/