Ish-banorja dhe fituesja e “Big Brother 4”, Ermela Mezuraj fundjavën e kaluar ka festuar ditëlindjen e saj. Në një festë mjaft private me njerëzit e saj më të afërt ajo ka festuar deri natën vonë. Në këtë festë nuk kanë munguar as miq të saj nga “Big Brother” si Toros, Liam, Mirjeta etj. Nga këto foto që kemi mundur të kemi, shohim se Ermela vërtet është kënaqur në maksimum. Madje ajo është kujdesur që të sigurojë edhe disa veshje karakteristike të haremeve arabe dhe të kërcejë “bellidance”.
Festa e ditëlindjes së Ermelës është bërë në Shëngjin, në një vend të bukur dhe afër detit. Ndërkohë nga miq të saj që kanë qenë të ftuar për ditëlindje, kemi mësuar se festa ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit. Të gjithë ishin kënaqur dhe argëtuar me këtë organizim mjaft interesant që i shkon më së miri natyrës energjike të vajzës, e cila u bë fituesja e 100 milionë lekëve vitin e kaluar. Ermela u mjaftua vetëm me çmimin, pasi ëndrrat e saj për t’u bërë pjesë e botës së medias nuk u realizuan, duke bërë kështu që ajo të heqë dorë prej tyre. Ndërkohë për jetën e saj privatë dimë se ajo vazhdon të jetë e lumtur me djalin që quhet Jotin, duke hedhur kështu pas krahëve historinë e lindur brenda shtëpisë së BB4 me Ervinin.