Qudira nga BoTa: Futbollisti pa shputa ëndrrën të luajë për Barcen

Saturday, August 25, 2012

--
Futbollisti pa shputa ëndrrën të luajë për Barcen


Duhet kaluar shumë barriera gjatë rrugës për t’u bërë futbollist profesionist. Por, gati askush prej futbollistëve nuk ka kaluar sfidë të madhe si ajo që e pret brazilianin 11-vjeçar Gabriel Muniz.


Djaloshi brazilian ka lindur pa gishta të këmbës dha po ashtu i mungon pjesa më e madhe e shputës në secilën këmbë. Mirëpo, kjo nuk e ka ndaluar atë që të merret me futboll. Ai çdo ditë stërvit me orë në lagjen e tij dhe topin e ka pjesë të jetës.
Muniz gjithmonë e kishte një ëndërr – të luante për skuadrën e madhe Barcelonën, transmeton Koha Ditore.
Kjo ëndërr iu realizua deri diku kur iu dha mundësia që të luante në disa ndeshje në shkollën e Barcelonës në Rio de Janeiro, ku impresionoi të gjithë.
“Kurrë nuk kemi pasur një rast si ky, por nuk është problem pasi kemi dhoma për të gjithë”, ka thënë Joaquim Estrada, një nga anëtarët e stafit të akademisë së Barçës.
Gabriel është një adhurues i flaktë i Barcelonës dhe ndonëse ka lindur pa shputa, ai mori pjesë në kampin e Barçës dhe bëri atë që dëshiron më së shumti. Në të vërtetë kur Barcelona dëgjoi rastin e tij e ftoi në kamp për t’iu bashkuar fëmijëve tjerë.
Xeve Marce, drejtori i FCB Escola në Barcelonë dhe mbarë botën, ka shpjeguar rastin më së miri.
“Ne jemi duke udhëhequr këto kampe në mënyrë që fëmijët në mbarë botën të kenë mundësi të njohin metodat tona, mënyrën se si i bëjmë gjërat dhe vlerat tona. Është me rëndësi për ne që fëmijët të jenë të lumtur dhe veçanërisht në rastin e Gabrielit, të jenë të lumtur e të bëjnë atë që shijojnë më së miri. Kampet sjellin së bashku fëmijët nga mbarë bota. Gabrieli ka pasion të madh për topin dhe për klubin. E vetmja gjë që kemi bërë ne është që t’i lejojmë të kënaqet dhe të kalojë kohë të mirë duke luajtur futboll”, ka thënë Marce.
Përkundër problemeve fizike Gabriel ka impresionuar të gjithë në kamp, me aftësinë e tij të vrapimit, me kërcimin, me gjuajtjet dhe driblimin.
Gabrieli i ri ka një ëndërr që shpreson të realizojë, të bëhet futbollist profesionist dhe atë si futbollisti më i mirë në botë Lionel Messi.
“Ai ka kaluar të gjitha testet që u nënshtrohen fëmijët. Edhe pse nuk kishte të dy shputat, ai ka koordinim të jashtëzakonshëm motorik. Ai u përball denjësisht me fëmijët e moshës së tij”, ka thënë Dr. Maurice Smith, nga departamenti shkencës sportive të Barcelonës.
Gabrieli do të jepte çdo gjë që një ditë të zëvendësonte Messin dhe për këtë e ka mbështetjen e ish-futbollistit të Barcelonës, Decos.
“Ai duke tejkaluar gjitha ato ka treguar aftësinë për t’u adaptuar dhe veçanërisht kënaqësinë që ka duke luajtur futboll”, ka thënë Deco.
Derisa Gabriel është ende vetëm 11-vjeçar ai ka atë që i nevojitet për t’u bërë një yll në futboll – besim të madh në vete.
“Ndoshta nuk më është dhënë mundësia që të lindi normal si fëmijët tjerë, por nuk do të lë këtë që të më zbeh besimin apo të ndikoj në jetën time. Unë do të shfrytëzoj përparësinë e kësaj dhe do të nxjerr më të mirën”, ka thënë Gabriel