Ylli televiziv Kim Kardashian supozohet se ka shijuar seksin në treshe, me një mashkull dhe një femër, kur ka qenë 20-vjeçare.
Sipas revistës Star, aktori veteran i filmave pornografik, Julian St. Jox, thotë se ka pasur raporte seksuale me Kim dhe me yllin tjetër të pornografisë, Emily Ann, njëkohësisht. Ngjarja, sipas Jox, ka ndodhur në një ndejë në hotelin Wyndham në Culver City.
“Ishte rreth orës 11.30 kur Kim u paraqit me një mashkull të zi. Sapo Kim hyri, çdokush e shikonte. Ajo nuk ishte e njohur në atë kohë, jo si sot, por për secilin që shpesh frekuentonte këto festa, ajo ishte interesante pasi ishte fytyrë e re”.
“Ajo kishte veshur një mini-fund të ngushtë dhe dukej e mahnitshme që nga larg. Ajo kishte një trup të shkëlqyeshëm dhe dukej e zgjuar... kishte diçka të veçantë te ajo”.
“Ajo e dinte çfarë po bënte. Ajo ishte shumë reaguese ndaj meje”, ka thënë më tej Jox.
Kim, tash 31-vjeçare, kishte qenë e martuar me producentin e muzikës Damon Thomas në atë kohë. Qudira nga Bota 2