Qudira nga BoTa: Klepto, akuzohet për armëmbajtje pa leje

Friday, August 24, 2012

--
Klepto, akuzohet për armëmbajtje pa leje

Anëtarët e grupit "The Bloody Alboz", edhe pas koncertit të madh në stadionin e Prishtinës, ende po vazhdojnë të mbajnë koncerte në qytete të ndryshme të Kosovës. Të mërkurën ata kanë performuar në Vushtrri, ku pas koncertit ka ndodhur një incident. Derisa reperët po përshëndeteshin me afro 500 fansa,, janë dëgjuar katër të shtëna me armë zjarri, gjë që ka bërë policinë të intervenojë. Kështu Klepto, Presioni dhe Jetoni janë arrestuar nga policia, për tu liruar vetëm pak orë më vonë. Klepto për HHM ka thënë se ai personalisht nuk ka gjuajtur me armë, mirëpo një mik tij i cili ishte bashkë me TBA në koncertin në fjalë. Jetoni dhe Presioni nuk do të përballen më tej me drejtësinë për këtë ngjarje, por Klepto në ditët në vijim do të paraqitet në gjykatë për armëmbajtje pa leje.