Qudira nga BoTa: Sulmi i policisë në Empire State Building (Foto & Video)

Saturday, August 25, 2012

--
Sulmi i policisë në Empire State Building (Foto & Video)

Policia njujorkeze ka publikuar xhirimin e kamerave të sigurisë në të cilat shihet momenti kur policia i afrohet Jeffrey Johnsonit - i cili më parë vrau ish-shefin e tij - dhe qëllon në të. Fotografitë dhe videoja nuk rekomandohen për të miturit dhe personat e ndjeshëm.
 Johnson (58) e ka pritur i fshehur prapa makinës - në afërsi të Empire State Building - viktimën e tij Steven Ercolin (41), zëvendëskryetar i kompanisë "Hazan Imports”, dhe shtie pesë herë në të.
Vrasjen e ka parë një punëtor ndërtimtarie, i cili ka vrapuar pas Johnsonit dhe ka thirrë dy policë që ishin në afërsi.
Videoja tregon Johnsonin se si me kostum ecë qetë, derisa policia nuk i afrohet. Ai pastaj drejton armën tek ta. Policia e qëllon duke e vrarë në vend.
Nga plumbat qorre të policisë janë lënduar nëntë persona, por që nuk janë në rrezik për jetë.
Sipas kryebashkiakut Michael Bloomberg, policët vepruar siç duhet, sepse vrasësi ishte shumë afër dhe ata nuk kanë mundur të marrin strehë.

“Ai u përpoq të shtinte tek policët”, tha Bloomberg.
Johnson, ish kreator konfeksionesh në kompaninë "Hazan Imports”, nga ku para një viti është pushuar, ka blerë legalisht armën në Florida më 1991. Por, ai nuk e kishte lejen e duhur për të në New York.Fqinjët e tij thanë se ata ishin të befasuar kur dëgjuan se ai ishte një vrasës, sepse kurrë nuk kishte bërë ndonjë problem.
“U ndjeva keq për atë. Unë kurrë nuk e kam parë me ndonjë vajzë apo në shoqëri”, ka thënë një fqinje e tij.
Sipas policisë, vrasësi dhe viktima kishin pas shumë konflikte më parë, ndërsa pas pushimit nga puna Johnson e kishte fajësuar Ercolinin.