Qudira nga BoTa: Thaçi: Shtetësia e Kosovës e padiskutueshme

Tuesday, August 21, 2012

--
Thaçi: Shtetësia e Kosovës e padiskutueshme



Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pasi që ka paraqitur të arriturat e Kosovës në seancën e Këshillit të Sigurimit dhe duke e quajtur shtetin e ri si model të shtetndërtimit, ka thënë se qeveria e tij është e interesuar për normalizimin e raporteve me Serbinë, por duke mos e rrezikuar shtetësinë, sovranitetin dhe integritetin e vendit.
“Statusi i Kosovës është zgjidhur njëherë e përgjithmonë më 17 shkurt të 2008-ës”, ka thënë në fjalimin e tij para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kryeministri Thaçi.
“Dua të theksoj dhe të jem i qartë se ne jemi të përkushtuar për dialogun, por në asnjë moment dhe asnjë rrethanë nuk diskutojmë shtetësinë e Kosovës", ka thënë kryeministri Thaçi, transmeton REL.
Ai ka vënë në pah se Serbia vazhdon të pengojë zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, ndërsa ka theksuar nevojën e tërheqjes së forcave paralele serbe të sigurisë dhe strukturave të tjera nga pjesa veriore e Kosovës. /Telegrafi/
Këshilli i Sigurimit po diskuton për Kosovën
(16.46) - Këshilli i Sigurimit ka nisur diskutimin e rregullt për Kosovën, ku po shqyrtohet raporti i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, u cili ndër të tjera është fokusuar në çështjen e përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë për Kosovën, në problemet në veri të vendit dhe në dialogun Prishtinë-Beograd.
Në këtë kuadër, shefi i UNMIK-ut, Farid Zarif në adresimin e tij para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit ka bërë thirrje për një angazhim urgjent më të madh të komunitetit ndërkombëtar për të zgjidhur çështjet e hapura, në veçanti atë në veri të vendit.
Ai ka thënë se për veriun, duhet pjekuri politike nga të gjitha palët, sikurse edhe një angazhim më të madh të komunitetit ndërkombëtar.
Në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit po marrin pjesë edhe kryeministrat e Kosovës e të Serbisë Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic.
Ky i fundit ka thënë se qeveria e re e Serbisë është e gatshme që të rrisë nivelin e dialogut me Kosovën, për siç ka thënë “zgjidhjen përfundimtare të statusit përfundimtar të Kosovës”.
Ai ka përsëritur se Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës, ndërsa ka thënë se përveç vullnetit politik në këto negociata duhet që të ketë vullnet politik për kompromis, pasi sipas tij” nuk mundet që gjithnjë Serbia të japë, e Kosova të marrë”.
Aktualisht në seancën e KS të KB-së është duke folur kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. /Telegrafi/