Qudira nga BoTa: Tre këmbësorë të vdekur në rrugët e Tiranës, në pranga 4 autorët

Saturday, August 25, 2012

--
Tre këmbësorë të vdekur në rrugët e Tiranës, në pranga 4 autorët


Ditën e premte kanë gjetur vdekje tragjike në rrugët e kryeqytetit tre këmbësorë, si dhe kanë mbetur të plagosur 2 të tjera.
Bilanci tragjik ka vënë në lëvizje strukturat e policisë dhe është bërë i mundur arrestimi i 4 shtetasve për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.Konkretisht, u arrestua 34-vjeçari K. Shalja, pasi në Rrugën Kavajës, duke drejtuar mjetin Mercedez Benz me targë TR 3560 F, duke qarkulluar në drejtimin Ura Teknologjike- kryqëzimi i 21 Dhjetorit, në vendin e quajtur përballë servisit “Autotana”, ka aksidentuar këmbësoren Myrfete Peshtani, 85 vjeçe, banuese në Tiranë e cila ka qenë duke kaluar rrugën nga e djathta në të majtë (në raport me lëvizjen e mjetit).
E aksidentura me ndihmën e këtij drejtuesi mjeti është dërguar në SQU, në gjendje jo të mirë shëndetësore e cila ka ardhur duke u rënduar dhe rreth orës 23:00 ka gjetur vdekjen në ambientet e këtij spitali.
Në reanimacion, 48-vjeçarja e aksidentuar
Po dje është arrestuar A. Tane, 56 vjeç, banues në Tiranë pasi në rrugën “Asim Vokshi” pranë stacionit të autobusit duke drejtuar mjetin veturë të markës “BMV” me targa TR 1585 K duke qarkulluar nga stacioni trenit në drejtim të sheshit “Rilindja” aksidentoi këmbësoren Baftjare Sinanaj, e vitit 1964, banuese në Tiranë, e cila tentoi të kalonte nga e djathta në anën e majtë të rrugës.
Si pasojë e këtij aksidenti, u dëmtua këmbësorja Baftjare Sinanaj e cila u dërgua për ndihmë mjekësore në SQU. Aktualisht e dëmtuara ndodhet e shtruar në reanimacion pranë SQU në trajtim mjekësor në gjendje të rëndë shëndetësore.
Plagosen këmbësoret, vdes nëna, dëmtime e bija
Gjithashtu, u arrestua R. Billa, i lindur më 1982, banues në Bathore Kamëz, sepse dje tek kthesa e Bathores-Zallherr, duke drejtuar mjetin veture ”BMV”, kabriolet i hapur, me targe HV 54 OKL, duke qarkulluar me drejtim lëvizje Kthesa e Bathores-Zallherr, ka përplasur dhe aksidentuar me vdekje këmbësoren Drane Beka, lindur më1963, dhe ka plagosur lehtë vajzën e saj Klotilda Uka, lindur më1999, të dyja banuese në Bathore.