Qudira nga BoTa: U dënua” të jetonte, vdes një javë pas vendimit

Friday, August 24, 2012

--
U dënua” të jetonte, vdes një javë pas vendimit

Tony Nickolinson, i cili ishte i prekur nga një sëmundje e rrallë, e që javën e shkuar humbi ligjërisht të drejtën për t`i dhënë fund jetës me ndihmën e mjekësisë, ndërroi jetë në Wiltshire, thanë avokatët e tij.
Pak orë para vdekjes se Nicklinson në profilin e tij në Twitter ishte shkruar mesazhi: Lamtumirë botë, momenti erdhi!
58-vjeçari thuhej se kishte vdekur për shkaqe natyrale.
Ky njeri, i prekur nga sëmundja e rrallë, ishte i vetëdijshëm për atë çka ndodhte, por nuk kishte asnjë kontroll mbi muskujt e paralizuar të trupit.
Tony Nicklinson vuante prej shtatë vitesh nga sindroma e “kyçjes në vetvete”, e cila bënte që e vetmja gjë që ai mund të kishte kontroll mbi trupin e tij ishin sytë.
Britaniku nuk ishte në gjendje të fliste dhe të lëvizte asnjë pjesë të trupit, ndërsa i duhej asistencë e vazhdueshme dhe e plotë për të jetuar në atë ferr.
Nicklinson pësoi një infarkt ndërsa ndodhej në një udhëtim pune në Athinë, në vitin 2005.Goditja në zemër i shkaktoi sindromën, që e la tërësisht të paralizuar në çdo pjesë të trupit, ndonëse ishte plotesisht i aftë mendërisht dhe në gjendje të kuptonte situatën në të cilën ndodhej.
Prej dy vitesh, i sëmuri kishte ngritur një çështje në gjykatë, duke i kërkuar Gjykatës së Lartë të Britanisë që të lejonte mjekët ta asistonin në vetvrasje, të cilën ai nuk mund ta kryejë dot për shkak të kufizime fizike.