Qudira nga BoTa: Rita Ora: Nuk jam “single”, jam duke flirtuar

Wednesday, August 22, 2012

--
Rita Ora: Nuk jam “single”, jam duke flirtuar



Rita Ora u ka dhënë fund spekulimeve për jetën e saj private. Në një intervistë në prapaskenë për MTV, ajo ka thënë: “Jo, nuk jam ”single”, por jam duke flirtuar”.
Mediat supozojnë se mashkulli misterioz me të cilin 21 vjeçarja është në lidhje, duhet të jetë Rob Kardashian, megjithëse këtë gjë ajo e ka mohuar në intervistat e mëparshme.
Ndërsa pak kohë më parë, këngëtarja me origjinë nga Kosova zbuloi se dashuria e saj e parë ishte këngëtari Bruno Mars, të cilin e kishte takuar kur ishte 18 vjeç.