Qudira nga BoTa: Gjarpri kobra ngordh nga kafshimi i 55-vjeçarit!

Friday, August 24, 2012

--
Gjarpri kobra ngordh nga kafshimi i 55-vjeçarit!


Gjarpri Kobra është një gjarpër helmues shumë i rrezikshëm. Të gjithë mund të stepeshin e tmerroheshin po t’u dilte përpara. Por nuk ndodhi kështu me një fermer shumë gjakftohtë, i cili tregoi se mund të ndodhë e kundërta. Pra, gjarpri të tmerrohet nga njeriu!
Ngjarja që do t’ju përshkruajmë më poshtë, ka ndodhur të martën që shkoi në një fshat të Nepalit, rreth 200 km larg kryeqytetit Katmandu.
Një fermer që po punonte, u pickua nga një gjarpër kobra, por ai reagoi menjëherë, duke e kafshuar gjarprin, të cilit i shkaktoi plagë vdekjeprurëse.
“Një person që merrej me gjarpërinj më kishte thënë se nëse më pickonte ndonjë gjarpër, dukej që ta kafshoja edhe unë deri sa të ngordhte, dhe kështu nuk do të pësoja asgjë”, tha Mohamed Salmo Miya, 55 vjeç për BBC.
“Kur pashë që më kishte pickuar gjarpri, shkova menjëherë në shtëpi për të marrë një prozhektor dhe pashë që ishte gjarpër kobra. Kështu, e kafshova gjarprin derisa ngordhi”, tha ai i qetë.
Pasi kreu këtë veprim, ai vazhdoi punët e tij sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Ishin familjarët dhe miqtë ata që e bindën të kërkonte ndihmë mjekësore.
Tashmë ai ka dalë nga spitali dhe mësohet se nuk do të akuzohet për këtë veprim të kryer prej tij, pasi ky lloj gjarpri nuk bën pjesë në kafshët drejt zhdukjes, të mbrojtura nga shteti.
Nepali shquhet si një vend që ka  një numër të madh gjarpërinj. Çdo vit shfaqen rreth 20.000 raste kur njerëzit kafshohen nga gjarpërinjtë. Sipas statistikave, rreth 1.000 njerëz në vit vdesin si pasojë e pickimeve të këtyre zvarranikëve helmatues. /Qudira nga Bota 2 .