Prej tre muajsh Madonna është duke zhvilluar një tur nëpër Europë, në të cilin ka hapur shumë polemika, duke nisur që nga provokimet e saj në skenë, pasi zbuloi gjoksin dhe të pasmet. Por, së fundmi ajo është fotografuar në Nisë të Francës, teksa festonte në një club 54-vjetorin e saj. Të pranishëm kanë qenë rreth 150 persona, ndërsa Madonna nuk ka nguruar që të bëjë edhe striptisten.